Pas një fitorje të mundishme të korrur një javë më parë në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit ku matjanët mundën me rezultatin 1 me 0, Luzin 2008, kjo javë i vë përballë një tjetër sfide të vështirë.

Djemtë e drejtuar nga tekniku Dorian Bubeqi do të luajnë të shtunë në Berat kundër ekipit vendës “Tomorit”. Kjo sfidë është një tjetër sprovë e matjanëve për të grumbulluar sa më shumë pikë deri në fund të kampionatit që jo vetëm të mos jenë të rrezikuar për rënie nga kategoria, por që të zënë edhe një vend komod në klasifikimin e përgjithshëm të kategorisë së parë.

Skuadra është stërvitur rregullisht gjatë kësaj jave dhe e vetmja mungesë do të jetë e teknikut Dorian Bubeqi i cili javën e kaluar është ndëshkuar me karton të kuq dhe është dënuar dy ndeshje për shkak se reagoi ndaj padrejtësive që po bëheshin në fushën e gjelbërt nga ana e treshes gjykuese.

Por optimizmi është i lartë na kampin matjan për tu kthyer nga Berati me pikë, megjithëse kjo mbetet për tu parë vetëm pas përfundimit të lojës së rregullt ditën e shtunë.

Dritan Kurti