Burreli vijon serinë e fitoreve. Toma vulos një ndeshje dramatike

Burreli vijon serinë e fitoreve. Toma vulos një ndeshje dramatike

Ekipi i futbollit “Burreli” ka arritur të ruajë serinë e fitoreve në këtë kampionat.
Matjanët mundën të shtunën në “Liri Ballabani” ekipin “Partizani B” me rezultatin
2 me 1. Por loja nisi në disfavor të vendasve pasi miqtë gjetën rrjetën e portës
matjane që në minutën e dytë. Gjeci shfrytëzoi mjaft mirë një aksion të shpejtë
dhe gjen papërgatitur portierin Miraka. Goli do të ndikonte në moralin e
vendasve, të ndikuar edhe nga presioni për fitore. Tentativat e Raboshtës,
Kurbneshit e Rexhepit ishin jo efikase, pasi gardiani i portës mike, Xhameta, nuk
lejoi që topi të prekë rrjetën e portës së tij. 45 minutat e pjesës së parë nuk patën
ndryshim rezultati pasi miqtë dijtën të mbroheshin, ndërsa vendasit nuk arritën të
finalizojnë aksionet. Pjesën e dytë të takimit trajneri Samuel Nikaj e nis me tre
zëvendësime, duke aktivizuar në lojë Takahashin, Tomën dhe Zunën. Në këtë
pjesë kryeqytetasit tentuan të mbajnë rezultatin në favor të tyre duke u fokusuar
më shumë në mbrojtje. Megjithatë, ata zhvilluan disa aksione të shpejta me
Kodrën duke vënë në vështirësi Mirakën. Nga ana tjetër janë vendasit që
kërkojnë me ngulm barazimin e golit. Mungesa e golit detyron Nikajn të bëjë
tjetër lëvizje, duke nxjerrë nga loja kosovarin Rexhepi e në vend të tij të aktivizojë
Punavinë. Në minutën e 80 matjanët fitojnë një goditje dënimi e cila i besohet
Zunës. Ky i fundit ekzekuton saktë gjuajtjen dhe tund rrjetën e portës së
Xhametës. Barazimi i shifrave rriti moralin në skuadër e cila vijoi ofensivat ndaj
miqëve. 5 minuta më vonë është Donati Toma që shënon dhe i jep tri pikët
Burrelit. Toma arrin të depërtojë në zonën mike dhe të godasë saktë topin. 8
minutat e fundit bashkë me shtesën, u kthyen në arenë aksionesh. Miqtë
kërkonin barazimin, ndërsa vendasit trefishim të rezultatit. Por asnjë nga aksionet
nuk u finalizua deri sa gjyqtari kryesor Ervin Kotomelo sinjalizoi mbylljen e sfidës.
Trajneri Samuel Nikaj pranoi se sfida ishte e vështirë dhe se goli në minutën e
dytë të ndeshjes, ndikoi në moral të skuadrës.
Sink… Samuel Nikaj – Trajner i Ekipit “Burreli”
Trajneri i ekipit Partizani B, Dritan Mehmeti e kërkon fajin e humbjes sa tek
gjyqtarët e sa tek Burreli.
Sink… Dritan Mehmeti – Trajner i Ekipit “Partizani B”
Ndeshjet e tjera në grupin A përfunduan, Korabi – Vora 4 me 0, Erzeni –
Veleçiku 2 me 0 dhe Dinamo – Oriku 2 me 0.