Burreli “shkërmoq” 3 me 0 Turbinën e Cërrikut

0

Eshte luajtur diten e shtunë ne studiumin “Liri Ballabani” ndeshja midis ekipit të futbollit “Burreli” dhe ekipit te “Turbines” se Cerrikut. Dy ekipet paraqiteshin ne kete sfide me objektiva te ndryshme me Burrelin i cili lufton per zonen e larte te klasifikimit ndersa cerrikasit që kerkojne mbijetesen.

Ne fakt edhe pse rrezikon renien nga kategoria Turbina zhvilloi nje ndeshje teper te dobet teksa per 90 minuta vuajten sulmet e njepasnjeshme te matjaneve.

Rasti i pare per matjanet ishte ne minuten e 10 ku pas nje krosimi Cema godet keq me kemben e majte.

Efiong kthehen ne protagonist ne dy situata, ne te paren per pak sa nuk shenon gol me koke ndersa pak minuta me von fiton nje penallti.

Ne piken e bardhe paraqitet Samet Hepaj i cili shenon ne minute e 20 duke kaluar Burrelin ne avantazh.

Pjesa e pare mbyllet me lojen ne kontroll te matjaneve dhe cerrikasit te paafte per te rrezikuar matjanet.

Ne fraksionin e dyte te kesaj ndeshje eshte serish Burreli dominues kesaj rradhe me Oliveren i cili shperdoron dy raste, ne te dyja i vetem perballe portierit.

Por ne te 55 minut eshte Markovanbasten Cema i cili pas nje krosimi perfekt shenon lehtesisht me koke duke dyfishuar shifrat.

Dominimi matjan vijon dhe ne minuten e 76, i sapofuturi ne loje Daija shenon edhe golin e tretë per Burrelin.

Ne minutat ne vijim Burreli kontrollon ndeshjen deri ne fundin e saj duke marre nje trepikesh i cili e ngjit ate ne vendin e 6 ne kuote te barabarte pikesh me Tomorin e Beratit.