
Godina e konviktit të shkollave të qytetit të Burrelit po i nënshtrohet një rikonstruksioni të përgjithshëm. Prej ditësh firma që ka fituar zbatimin e këtij projekti ka nisur nga puna. Për të parë nga afër punimet, ishte këtë të premte Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Nënprefekti i Matit Hasan Pasha, zëvendëskryetarët e bashkisë, Myslym Zeneli e Flutura Biba. Malaj e njohur ministren Xhaçka me këtë investim i cili sipas tij do të përmirësojë kushtet e nxënësve e zonave rurale që zgjedhin të qëndrojnë në këtë konvikt e të arsimohen në shkollat e qytetit. Më pas, ata panë nga afër edhe punimet që po bëhen në ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në bllokun 1 të Lagjes “Drita”. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se këto investime do të pasohen edhe nga të tjera që do të transformojnë lagjet e painvestuara deri tani të qytetit të Burrelit.
Investimet në lagjen “Drita”, do tju vijnë në ndihmë rreth 4 mijë banorëve të kësaj lagjeje.