Ekipi i Burrelit do të presë nesër në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit ekipin e Shkumbinit për të luajtur ndeshjen e radhës. Matjanët luajnë ndeshjen e dytë radhazi në shtëpi, duke qenë më komod ndaj kundërshtarit. Matjanët kanë vijuar rregullisht seancat stërvitore nën kujdesin e stafit teknik. Trajneri Alert Alcani ju ka dhënë udhëzimet e fundit djemëve duke ju kërkuar atyre të japin maksimumin jo vetëm për rezultat por edhe për të kënaqur tifozërinë e cila nga ndeshja në ndeshje shtohet në numër me prezencë në shkallët e stadiumit. Kapiteni i ekipit të Burrelit, Mario Bytyçi tha se edhe pse në formacionin bazë mungojnë disa lojtarë, kjo nuk do ta pengojë aspak skuadrën për të marrë tri pikë të vlefshme.
Sink… Mario Bytyçi – Kapiten i Ekipit Burreli
Ndeshja mes Burrelit dhe Shkumbinit do të luhet nesër në stadiumin “Liri Ballabani” në orën 13:00.
Dritan Kurti