Rekamë

Pas ndeshjes së dy javëve më parë ndaj Dinamos, Burreli do të luajë të shtunën ndeshjene  dytë më të rëndësishme të kësaj pjese të mbetur të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Matjanët presin nesër në shtëpi ekipin e Skënderbeut të Korçës, skuadër kjo e cila aktualisht mban kreun e tabelës së klasifikimit të përgjithshëm të kategorisë së parë me 33 pikë.

Megjithatë, djemtë e drejtuar nga tekniku Dorian Bubeqi synojnë marrjen e tri pikëve çka do të forconte akoma më shumë pozitën e Burrelit në renditjen e kësaj kategorie. Skuadra ka zhvilluar një javë të ngjeshur stërvitore për të qenë në formën më të mirë të mundshme ndeshjen e së shtunës. Trajneri Dorian Bubeqi tha se çdo ndeshje vlerësohet maksimalisht pavarësisht se cili do të jetë kundërshtari në fushën e gjelbërt. Ai është i bindur që djemtë do të japin maksimumin dhe do të marrin pikët maksimale.

  Ndeshja mes Burrelit dhe Skënderbeut do të luhet nesër në orën 13:00 në stadiumin “Liri Ballabani”, por do të jetë papraninë e tifozërisë për shkak të dënimit të dhënë nga disiplina disa javë më parë.

Dritan Kurti