Burreli pret nesër Maliqin, Alcani: Vijojmë me fitoret

0
8

Ekipi i futbollit Burreli do të presë nesër në shtëpi ekipin e Maliqit për llogari të javës së 15 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Matjanët shkojnë në këtë përballje pas dy fitoreve radhazi të marrë në ndeshjet e fundit. Ndërkohë për trajnerin Alert Alcani, edhe kjo ndeshje do të përfundoi në favorin e tyre. Alcani shtoi se megjithë mungesat që ka në formacion, djemtë që ai drejton do tja dalin më së miri për të marrë tri pikët e radhës e në këtë mënyrë do ta mbyllin këtë vit kalendarik me fitore. Ekipi ka nisur me stërvitjen që të hënën menjëherë pas ndeshjes së luajtur të diuelën në Peqin ku mundi ekipin e Shkumbinit me rezultatin minimal 1 me 0.

Ndeshja Burreli – Maliqi mbyllin përballet e këtij viti kalendarin për sezonin 2021 – 2022 në kategorinë e parë.