
Ekipi i futbolllit “Burreli” do të përballet të shtunën në transfertë me ekipin e Turbinës së Cërrikut. Matjanët kanë marrë udhëzimet e fundit të premten në stadiumin “Liri Ballabani” nga stafi Teknik për të qenë nesër të gatshëm në përballjen e javë së shtatë të kampionatit të kategorisë së parë.
Për drejtorin Teknik të Klubit, Klevis Gjoka, motivimi për tu rikthyer tek fitorja është tek të gjithë, ndaj dhe vëmendja është përqendruar për ta kaluar me sukses edhe këtë përballje. Gjoka shtoi se janë dhënë udhëzimet e nevojshme që kundërshtari pavarësisht pozicionit në të cilin ndodhet të mos neglizhohet për asnjë arsye.
Burreli ndodhet aktualisht në vendin e 8 me 8 pikë të grumbulluara në dy fitore, dy barazime dhe dy humbje, ndërsa Cërrikasit ndodhen në vendin e 15 me vetëm 1 fitore në gjashtë ndeshje dhe pesë humbje.