Burreli nuk shkon më shumë se barazim ndaj Ilirisë së Fushë Krujës

Burreli nuk shkon më shumë se barazim ndaj Ilirisë së Fushë Krujës
Skuadra matjane e futbollit Burreli edhe në javën e 10 të kampionatit të kategorisë së parë nuk ka arritur më shumë se një barazim. Pasi ndeshjet ishin shtyrë të dielën për shkak se ishte ditë zije kombëtare me vendim qeverie, ato janë luajtur të hënën. Burreli u përball në transfertë me ekipin e Ilirisë së Fushë Krujës ku shënoi dy herë në portën vendëse por edhe pësoi dy gola. Kanë qenë matjanët ata të cilët kanë kaluar të parët në avantazh me anë të fetajt në minutën e 22 të pjesës së parë. Ndërkohë, vendësit i kanë barazuar shirat në minutën e 74 me Jakubu, por vetëm 5 minuta më vonë është Rrapi i cili kalon ekipin e tij në avantazh. Por atëherë kur gjithçka u duk të përfundonte me fitoren e matjanëve janë vendësit që shënojnë golin e barazimit me Veriun në minutën e 90. Kjo pikë i siguroi matjanëve një vend në renditje duke e ngjitur në vendin e 5 me 13 pikë të grumbulluara në 10 javë kampionat. Ndërkohë, ndeshjet e tjera të cilat u luajtën këtë të hënë përfunduan: Pogradeci – Apolonia 1 me 0, Kukësi – Kastrioti 0 me 1, Luftëtari – Besa 1 me 2 dhe Laçi – Lushnja 2 me 1.