Burreli nuk hap sytë nga FSHF, paguan futbollistët

0

Klubi i Futbollit Burreli, nuk e ka ndaluar përjashtimi nga paketa e ndihmës të ekipeve nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të pagur futbollistët. Burime pranë klubit matjan, bëjnë të ditur se të gjithë futbollistëve ju është kaluar paga minimale e muajit të radhës, duke mos i lënë ata papagesë edhe pse nuk kanë zhvilluar veprimtari sportive, ashtu siç dhe në fakt e parashikon kontrata mes tyre. FSHF prezantoi pak ditë më parë paketën e ndihmës në situatën e pandemisë të shkaktuar nga Covid-19. Por kjo paketë përjashtonte ekipet nën varësi të bashkive, pjesë e sëcilëve është edhe Burreli. Megjithëse klubet kanë patur një buxhet nga pushteti vendor, ata vazhdimisht janë gjendur në vështirësi ekonomike e sidomos në këtë periudhë të pandemisë ku gjendja e fatkeqësisë natyrore në vendin tonë mund të zgjasë deri në fund të muajit Qershor. Në Burrel aktualisht janë vetëm katër futbollistët e huaj të cilët janë të akomoduar këtu dhe trajtohen si më parë, ndërsa pjesa tjetër janë pranë familjeve të tyre