Kategoria e parë në futboll do të mbyllë nesër fazën e dytë të këtij sezoni ku dhe do të përcaktohen ekipet që do të garojnë për të kaluar në ligën superiore dhe ato që do të garojnë për të mbijetuar. Ekipi matjan është nisur që sot drejt Pukës për të qenë sa më në formë të mirë nesër në përballjen me ekipin vendës Tërbunin. Po ashtu, djemtë e drejtuar nga tekniku Renato Hoti e kanë zhvilluar stërvitjen në ambjente të mbyllura sot për shkak të motit të papqërshtatshëm për ta zhvilluar jashtë. Drejtues të ekipit thanë për Mat Televizion se pavarësisht llogarive se kush rrezikon të mbetet në katër ekipet e para dhe kush në 5 të dytat, përballja është vlerësuar maksimalisht dhe qëllimi është rezultati pozitiv.
Kujtojmë se gara për të qëndruar në katër më të mirat e grupit A, po bëhet mes Burrelit dhe Erzenit të Shijakut që kanë vetëm një pikë diferencë midis tyre. Por që Erzeni të kalojë në vendin e katër, i duhet fitore ndaj Besëlidhjes dhe të humbë Burreli në Pukë. Ndërsa Burrelit, nëse Erzeni fiton ndaj Besëlidhjes, i duhet patjetër fitore ndaj Tërbunit të Pukës.