Ballina SPORT Burreli nis fazën përgatitore, Alcani: Brenda dhjetë ditëve mbyllim

Burreli nis fazën përgatitore, Alcani: Brenda dhjetë ditëve mbyllim

0

merkaton Ekipi i futbollit “Burreli” ka zbritur të terren në fushë ku dhe ka nisur fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit 2021 – 2022. Matjanët në fakt e kishin hapur merkaton e dimrit që në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ku dhe janë vënë në kërkim të një sulmuesi. Megjithatë, siduket mundësitë për afrime do të jenë edhe tek repartet e tjera. Tekniku Alert Alcani ka nisur menjëherë nga stërvitja, ku dhe po teston lojtarë të cilët kanë ardhur për tu provuar. Gjithsesi, Alcani shprehet se merkatoja mbetet e hapur dhe se të gjitha ndryshimet do të finalizohen brenda dhjetë ditëve, për të nisur më pas punën menjëherë me përgatitjen për ndeshjen e radhës në kampionat. I vetmi largim zyrtarë deri tani është mesfushori Rigers Xhahysa. “Gëzuar në radhë të parë. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë. Sa i përket merkatos së dimrit, deri tani kemi 3 sportistë që kanë ardhur për tu provuar. Kemi kontaktuar edhe një menaxher për të na sjellë 2 apo 3 lojtarë nga Brazili si dhe kemi marrë disa lojtarë nga ekipi i të rinjëve të Burrelit për t’i bërë gati për ekipin e parë. 10 ditët e para do të jenë prove përsa i përket afrimeve të kësaj merkatoje. Më pas do të hyjmë në fazën e kampionatit, ndaj mendoj që për 10 ditë të mbyllim afrimet zyrtarisht. Ky dhjetë ditësh do të shërbejë për të parë edhe largimet pasi do të ketë edhe largime, ndaj mendoj që pas këtyre do të mendojmë seriozisht për ndeshjen e radhës. Është Rigers Xhahysa i cili deri tani e ka shkëputur zyrtarisht kontratën me Burrelin dhe po shikojmë ndonjë tjetër lojtarë i cili nuk na ka bindur gjatë katër javëve që unë e kam drejtuar skuadrën. Të gjitha këto presim që t’i mbyllim në 10 ditët e para të kësaj faze përgatitore” – tha Alcani. Momentalisht stërvitja e skudrës së Burrelit po bëhet në ambjentet e stadiumit “Liri Ballabani”, ndërsa brenda pak ditëve mësohet se do të vihet në funksion fusha e stërvitjes e cila i është nënshtruar një rikonstruksioni total.

Exit mobile version