Burreli nesër ndeshet me Apoloninë, trajneri Alcani: Ekipi është i motivuar

0
12


Të martën matjanët do të luajnë ndeshjen e javës së 13 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll ku do të presin në shtëpi ekipin e Apolonisë së Fierit. Ndeshja e cila do të zhvillohej të shtunën u shty për shkak të kushteve të këqija atmosferike që përfshinë gjithë vendin. Moti me shi për disa ditë me radhë ka vënë në vështirësi ekipet, përfshirë edhe Burrelin për zhvillimin e seancave stërvitore. Trajneri i Burreli i cili mori detyrën zyrtarisht të hënën e kaluar, Alert Alcani shprehet se me gjithë kushtet e vështira të motit, stërvitja ka vijuar gjatë gjithë javës dhe se djemtë janë të motivuar për ta fituar ndeshjen ndaj Apolonisë.
Për trajnerin Alert Alcani ndeshja me Apoloninë të Martën do të jetë debutimi i tij i parë në krye të skuadrës matjane për këtë sezon, detyrë të cilën e mori pasi ekipi u drejtua për 12 javë radhazi nga Saimir Patushi.