
Ekipi i futbollit Burreli nuk do të luajë ndeshje këtë fundjavë pasi vetë kalendari e lë pushim për shkak se në zonën play out të grupit A ndodhen 5 ekipe. Por stadium “Liri Ballabani” nuk do të jetë bosh pasi në fushë do të zbresin ekipet e Shënkollit të Lezhës dhe Ilirisë së Fushë-Krujës. Për shkak të dënimit të fushës së Shënkollit, ata duhet t’i luajnë ndeshjet jashtë, ndërsa kjo do të jetë përballja e dytë e tyre në stadiumin e qytetit të Burrelit, “Liri Ballabani”, ku dy javë më parë luajtën ndaj Turbinës së Cërrikut ku dhe u mundën nga kjo e fundit me rezultatin 3 me 0. Shënkollin luan në grupin B dhe gjendet në fundin e tabelës së ekipeve që luajnë për të mos rënë në një kategori më poshtë. Ata kanë mundur të zigurojnë gjatë gjithë kampionatit vetëm 18 pikë. Burreli do të zbresë në fushë javën e ardhme kur përballë në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit, do të ketë ekipin e Dinamos.