Burreli” në merkato, finalizohen disa afrime të reja

0

Të shtunën e ardhshme do të rinisë gara në kampionatin e kategorisë së parë në futboll, ndaj ekipet po nxitojnë të mbyllin merkaton e dimrit. Skuadra matjane ka realizuar disa afrime gjatë kësaj periudhe duke marrë lojtarë në repartee të cilat kanë qenë problematike në gjysmën e parë të këtij sezoni.

  Stafi i KF Burrelit vijon negociatat për lojtarë të tjerë që do të forcojnë skuadrën në mënyrë që të përballojë siç duhet pjesën e mbetur të garës. Ndërkohë, paraprakisht kanë firmosur kontratat me klubin Enbia Shehu, Donati Toma, Gentian Binishi dhe dy brazilianët Dejvid Silva e Diogo Silva.

Drejtues të klubit thanë se të tjera kontrata pritet të lidhen në ditët në vijom dhe deri ditën e shtunë kur do të jetë ndeshja do të mbyllet e gjithë merkatoja.

Po ashtu, do të bëhet edhe federimi i tyre në mënyrë që ata të jenë zyrtarisht të njohur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit si lojtarë të skuadrës së Burrelit për këtë sezon.

Ndërkohë, ndeshja e parë për vitin 2023 e Burrelit do të luhet të shtunën në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit përballë skuadrës së Besës së Kavajës.