Ekipi ynë i futbollit Burreli ka zhvilluar pasditën e djeshme ndeshjen e javës së 22 të kampionatit të kategorisë së parë. Matjanët u përballën në transfertë me ekipin e Apolonisë së Fierit, një ndeshje e cila prodhoi emocione për shkak të rasteve të shumta për të shënuar.
Ishin drejt e drejtuar nga trajneri Dorian Bubeqi që kaluan të parët në avantazh, duke shënuar që në minutën e 77 me Kolecin. Por vetëm dy minuta më vonë vendësit barazoujnë shifrat me Eneh.
Matjanët luftuan fort për të mbajtur barazimin i cili ishte i vlefshëm me një pikë, por meqë kanë mbetur edhe katër javë nga mbyllja e kampionatit, do të bënte punë në renditjen e përgjithshme.
E teksa mendohej që loja do të mbyllej me rezultatin e barabartë Apolonia 1 e Burreli 1, vendësit shënojnë në minutën e 90 golin e fitores me anë të Gjatës.
Fierakët janë futur me tri pikët e fituara ndaj Burrelit në zonën e sigurtë, ndërsa matjanët vijojnë të jenë në zonën play out me 26 pikë.
Javën e ardhshme Burreli pret në shtëpi ekipin e Flamurtarit të Vlorës, një ndeshje e cila pritet të jetë tejet e vështirë për shkak se vlonjatët pretendojnë të kalojnë në superligë.