Burreli mundet në Berat, Tomorit i mjafton 1 gol për tri pikë

Share

  Ekipi i futbollit “Burreli” është mundur minimalisht këtë të shtunë në ndeshjen e javës së 19 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Ndeshja mes Tomorit të Beratit dhe Burrelit ka përfunduar me fitoren e vendësve. Për beratasit ka mjaftuar një gol i shënuar në minutën e 37 nga Alinani për të marrë tri pikë të plota nga kjo përballje e cila ishte e rëndësishme për të dyja skuadrat.

Megjithëse patën disa raste, matjanët nuk arritën të finalizonin aksionet në portën beratase. Edhe zëvendësimet e bëra nga stafi teknik nuk prodhuan ndryshim rezultati, duke bërë që fitues të vetëm të jenë vendësit.

Ndërkohë, ndeshjet e tjera të luajtura këtë të shtunë përfunduan, Luzi 2008 – Besa 2 me 2, Turbina – Lushnja 1 me 1, Korabi – Tërbuni 1 me 0 dhe Besëlidhja – Skënderbeu 0 me 0. Aktualisht kategorinë e parë e kryeson Skënderbeu me 38 pikë, ndjekur nga Flamurtari me 35 pikë dhe Dinamo me 34 pikë. Ndërkohë, Burreli ndodhet në mesin e tabelës me 25 pikë. Në katër vendet e fundit ndodhen Lushnja me 22 pikë, Oriku me 21 pikë, Turbina e Cërrikut me 19 pikë dhe Besëlidhja e Lezhës me 16 pikë.Dritan Kurti           

Read more

Local News