Ekipi i Burrelit vijon të tregojë kualitet në ndeshjet miqësore të luajtura deri tani. Matjanët fituan përballë Ballshiotëve të superligës këtë të mërkurë në përballen e transfertës. Nga një gol për secilën pjesë, Burreli arriti të tregojë se është një skuadër e denjë o vetëm për kategorinë e parë, por edhe për superligën.
Në pjesën e parë shënoi për Burrelin Vecaj, ndërsa goli tjetër erdhi në pjesën e dytë me autor Rexhepin.
Drejtues të klubit dhe stafit teknik thanë se rezultati mund të ishte më i thellë, por nuk ka qenë ky objektivi i ndeshjes. Qëllimi mbetet testimi dhe forcimi i lojës në grup, për të qenë të pathyeshëm në garat zyrtare.