Ndeshja mes Burrelit dhe Vorës këtë të shtunë në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit, ka nisur me një moment të veçantë pasi një ndër tifozët më të zjarrtë të Burrelit, Faik Salaj i njohur nga të gjithë si Pipi, festoi me skuadrën e tij të zemrës 70 vjetorin e lindjes.
Rezultati i ndeshjes së të shtunës mes Burrelit dhe Vorës është vulosur në harkun kohor të 13 minutave. Kaq kanë mjaftuar që matjanët të shënonjnë 3 gola ndërsa miqtë golin e nderit. Ndonëse me mungesa në formacionin kryesor, matjanët tentuan që nëminutat e para me Kurbneshin dhe Takahashin. Por goli parë erdhi në minutën e 11. Pasimin e saktë të dhënë nga e majta të japonezit Takahashi, Aristotel Koleci e shfrytëzon saktë dhe tund rrjetën e portës mike.
5 minuta më vonë është sërisht japonezi Juta Takahashi, por në këtë rast jo si asist por si protagonist i golit. Pasi shmang Gjinollarin afrohet pranë portës dhe ngjitur me shtyllën e majtë të portierit Mertkola shënon golin e dytë.
Vetëm dy minuta më pas është Donald Kurbneshi që trefishon rezultatin. I gjendur përballë portierit Mertkola goditja e tij ishte e saktë dhe topi përfundon në rrjetë.
Në minutën e 23 miqtë shënojnë golin e nderit. Mes tre mbrojtësve matjan dhe portierit Koca, Spahiu godet saktë në ballore dhe tund rrjetën.
Rastet e mbetura ishin sporadike, por p-a sukses nga asnjëri ekip. Me tri pikët e marra këtë të shtunë Burreli shkon në kuotën e 40 pikëve dhe pozicionohet në vendin e dytë. Dinamo fitoi minimalisht në shtëpinë e saj këtë javë ndaj Korabit të Dibrës dhe shkon në kuotën e 44 pikëve, duke ruajtur kreun e grupit të zonës play-off.