Burreli mposht për herë të dytë ekipin e Superiores. Trajneri Nikaj: Shtyrja e kampionatit na dëmton

Burreli mposht për herë të dytë ekipin e Superiores. Trajneri Nikaj: Shtyrja e kampionatit na dëmton

Ekipi i futbollit “Burreli” ka vijuar me ndeshjet miqësore, meqë kampionati ende nuk ka një datë se kur do të fillojë. Këtë të shtunë matjanët zhvilluan përballjen e dytë me ekipin e Kastriotit por këtë herë në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit. ndeshja tregoi një rivalitet të fortë mes dy ekipeve, Kastriotit që aderon në superligë dhe Burrelit si pretendenti kryesor në grupin A për tu bërë pjesë në sezonin e ardhshëm të ligës superiore. Miqtë tentojnë në minutën e 35 me Henry, por Miraka ndal topin. Vetëm 3 minuta më vonë matjanët kanë rast idela me Kurbneshin i cili i ndodhur fare pranë portës nuk arrin të shënojë. Këto ishin dy episode më kryesore të pjesës së parë, ndërsa ekipet dalin nga dhomat e zhveshjes pas pushimit me një tjetër ritëm loje të shtuar. Loja zhvillohet me intensitet nga matjanët të cilët kërkojnë me ngulm golin. Në minutën e 55 sulmuesi Alban Rexhepi pengohet gjatë një aksioni në zonën e rreptësisë dhe për gjyqtarin kryesor të takimit ka penallti. Gjuajtja i besohet Kurbneshit i cili ekzekuton saktë dhe shënon.
Miqtë tentojnë barazimin duke zhvilluar aksione, por mbrojtja matjane nuk la hapsira për të shënuar. Ndërkohë i futur në lojë, japanezi Takashi vë në vështirësi mbrojtjen mike. Në minutën e 70 miqtë tentojnë me Moraies por dalja e Mirakës është tepër e saktë. Dhjetë minuta më vonë është ish sulmuesi i Burrelit, Spartak Ajazi i cili mund të kishte barazuar shifrat, por portieri Miraka, nuk e lejon topin të prekë rrjetën.
Trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj tha se është i kënaqur me gjendjen e ekipit, por shpreson që kampionati të mos shtyhet më shumë.