Burreli mposht Luftëtarin me rezultatin 1 me 0

Burreli mposht Luftëtarin me rezultatin 1 me 0
Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 14 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Skuadra e Burrelit u përball këtë mesjavë me ekipin e Luftëtarit të Gjirokastrës, takim i luajtur në fushën e stadiumit “Liri Ballabani”. Djemtë e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj e kërkuan me ngulm golin që në minutat e para të ndeshjes, por portieri Mosquera nuk lejoi që në asnjë rast topi të prekë rrjetën e portës gjirokastrite. E gjitha pjesa e parë u zhvillua në kushtet e tensionit për shkak të pakënaqësisë ndaj gjyqtarëve kryesor të takimit. Në pushimin mes dy pjesëve skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me porta të paprekura. Ndërkohë, edhe në pjesën e dytë skuadra matjane kërkoi me ngulm ndryshim të rezultatit dhe arriti që në minutën e 66 të gjente golin me Xhabrahimin. Minutat e mbetura nuk dhanë efekt në ndryshim të rezultatit duke u mbyllur e gjithë loja Burreli 1 e Luftëtari 0. Ndeshjet e tjera të luajtura sot përfunduan: Laçi – Pogradeci 0 me 0, Lushnja Kukësi 0 me 0, Apolonia – Besa 2 me 0 dhe Korabi – Kastrioti 3 me 2. Momentalisht Burreli rikthehet në vendin e 5 në kuotën e 19 pikëve, ndërsa ndiqet nga Iliria me një ndeshje më pak me 18 pikë.