Ekipi i Burrelit vijon të përgatitet për sezonin e ri kalendari i të cilit pritet të shpallet në ditët në vijim. Pas zyrtarizimit të lojtarëve që do të jenë pjesë e skuadrës së këtij sezoni, stafi teknik ka menduar të zhvillojë edhe disa takime zyrtare për të parë se sa sportistët kanë arritur të përvetësojnë udhëzimet e trajnerit gjatë seancave stërvitore apo edhe të ndeshjeve të kontrollit. Këtë të Mërkurë në stadiumin “Liri Ballabani” u zhvillua një miqësore mes ekipit të Burrelit dhe nënkampionëve U19 të Shqipërisë, Shënkollit të Lezhës.
Rezultati edhe pse jo me shume rendesi pasi behej fjale per nje miqesore perfundoi me rezultatin 5-0 ku golat u shenuan nga Vecaj ,Tangua (Japonez në provë), Toma, Mallunxa dhe Sefgjini.
Drejtues të stafit tenik thanë se kjo është miqësorja e parë zyrtare e skuadrës ndërsa janë planifikuar të tjera deri në fillimin zyrtarisht të kampionatit.
Qëllimi i kësaj ndeshjeje nuk ishte rezultati final por për të parë mangësitë që mund të ketë loja në grup përballë një kundërshtari zyrtar. Ndeshja u gjykua nga arbitër të caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit duke i dhënë asaj seriozitetin e nevojshëm në fushën e gjelbërt.
Deri tani Burreli ka siguruar 11 lojtarë të rinj të cilët nuk kanë qenë pjesë e tij sezonin që lam pas, ndërsa do të vijojnë të luajnë për fanellën matjane portieri Igli Koca dhe Ditmir Beci.