Burreli merkato në Superiore. Gati firma me talentin e Dinamos

0
7

Françesko Daija është pjesë e Dinamos prej verës së shkuar. Sulmuesi 19 vjeçar ka zhvilluar 7 paraqitje me Blutë për 74 minuta në total, teksa pritet të huazohet te Burreli në Kategorinë e Parë. I dalë nga moshat e Shënkollit, djaloshi ka treguar nivel të lartë duke u afruar nga Dinamo.

Tanimë pritet që Daija të huazohet në Kategorinë e Parë, pikërisht te Burreli. Palët janë në negociata për këtë lëvizje, teksa pritet që lojtari të pranojë huazimin dhe të vihet nën urdhërat e trajnerit Alert Alcani.

Pas 15 javëve të parë në Kategorinë e Parë, Burreli mban vendin e 5 me 23 pikë, 15 më pak se kryesuesit e Bylis.