Burreli luan nesër në transfertë në Shijak. Kërkohet fitorja edhe ndaj Erzenit

0
6

Ekipi i Burrelit do të zhvillojë ditën e nesërme ndeshjen e rradhës përballë Erzenit të Shijakut.

Matjanët i pret një sfidë mjaft e vështirë ndaj shijakasve ku siç e treguan vjet ku u mundëm 4-0 mund ti hapin shumë probleme ekipit tonë.

Por sivjet situata ka mdryshuar, ekipi i Nikajt është totalisht ekip tjetër dhe me tjetër mentalitet.

Fitorja për Burrelin kthehet deri diku në detyrim në menyrë që të ruhet kreu i cili ndahet me Korabin e Dinamon.

Trajneri Nikaj pritet të konfirmojë të njëjtin formacion që luajti ndaj Korabit më ndonjë përjashtim të vogel.

Ndeshja do luhet siç dihet pa tifozë për shkak të pandemisë dhe rregullave që nuk lejojnë grumbullimet.