Burreli kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë, mund 5 me 2 Kastriotin

Burreli kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë, mund 5 me 2 Kastriotin
Janë zhvilluar këtë të mërkurë të gjitha ndeshjet e fazës së dytë të kupës së Shqipërisë. Skuadra e Burrelit u përball në stadiumin “Liri Ballabani” me ekipin e Kastriotit të Krujës ku e mundi këtë të fundit me rezultatin e thellë 5 me 2. Për vetëm dy minutat e para të ndeshjes Burreli arriti të shënojë dy gola me Xhabrahimin në minutën e parë dhe Fetajn në minutën e dytë. Në minutën e 27 është Arango i cili çon shifrat në 3 me 0 për Burrelin. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat ndërsa në pjesën e dytë matjanët do të shënonin edhe dy gola të tjerë. Është sërish Xhabrahimi që shënon në minutën e 65 dhe 9 minuta më vonë Dedgjoja çon rezultatin në 5 me zero. Ndërkohë, miqtë do të shënonin në minutën e 75 me Zaçen dhe 82 me Halilajn. Me fitoren 5 me 2, Burreli kualifikohet për në fazën tjetër eleminatore të kupës së Shqipërisë. Sipas skemës së përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit kundërshtar i ekipit të Burrelit në garën për Kupën e Shqipërisë do të jetë ekipi i Partizanit.