Ballina SPORT Burreli kërkon kthesën e madhe nesër në transfertë ndaj Vorës

Burreli kërkon kthesën e madhe nesër në transfertë ndaj Vorës

0



Ekipi i futbollit Burreli do ta luajë ndeshjen e javës së 12 të dielën, ndryshe nga ekipet e tjera që e luajtën sot. Matjanët do të sfidohen nga ekipi i Vorës në “Pezë Helmës” në orën 13 e 30 minuta.
Ndeshja vjen pas ndryshimeve të bëra në stafin Teknik në mesjavë ku u larguan nga drejtimi i ekipit trajneri Saimir Patushi dhe zëvendësi i tij Endrit Kaca.
Matjanët janë në fazën e riorganizimit të stafit drejtues, i cili pritet të plotësohet javën e ardhshme. Ndërkohë përballja me Vorën pritet të jetë e vështirë për shkak se në formacion do të mungojnë edhe titullar, siç është kapiteni Dibra i cili nuk mund të luajë për shkak të kartonave.
Megjithatë, ekipi ka vijuar normalisht seancat stërvitore në ambjentet e stadiumit “Liri Ballabani” për të qenë në formën më të mirë të mundshme të dielën në transfertën e radhës.
Synimi i të gjithëve është rikthimi tek fitorja pas rezultateve të dobëta në javët e fundit. Megjithatë, fituesi i kësaj gare mbetet për tu parë pas përfundimit të 90-të minutave të lojës së rregullt.
Vora ka grumbulluar deri tani vetëm 8 pikë dhe pozicionohet e 14 në renditjen e përgjithshme të 16 skuadrave të kategorisë së parë, ndërsa Burreli ndodhet në vendin e 10 me 13 pikë gjithsej.

Exit mobile version