Burreli – Iliria, arbitrim skandaloz në favor të miqëve.

Burreli – Iliria, arbitrim skandaloz në favor të miqëve.

Ndeshja së shtunës, e luajtur në stadiumin “Liri Ballabani” mes ekipit të futbollit Burreli dhe Ilirisë së Fushë Krujës ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Takimi u mbyll me rezultat të barabartë, pasi asnjëri nga ekipet nuk arriti të gjente rrjetën e portës kundërshtare. Për Klubin e Futbollit Burreli, ashtu si dhe përballjet e tjera edhe ky takim u zhvillua në kushtet e tensionit për shkak të gjykimit skandaloz të mbajtur nga gjyqtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit si rezultat i konstestimeve që pati ndaj tyre herë pas here. Gjyqtari kryesor Mehmet Koçi u kontestua nga vendësit në disa raste për shkak të arbitrimit të tij skandaloz në favor të miqëve. Megjithatë, Burreli pati në pjesën e dytë një panoramë më të mirë loje, me disa raste që rrezikuan portën e Ilirisë, por këta të fundit ishin fokusuar për të mbajtur me çdo kusht rezultatin e barabartë, i cili ju vlen më shumë se ekipit matjan. Ky barazim pa gola e largon Burrelin me dy pikë nga Iliria, e cila ndodhet në vendin e katërt me 34 pikë, ndërsa matjanët vijojnë të mbeten në vendin e gjashtë me 32 pikë. Të gjitha takimet e javës së 25 u luajtën këtë të shtunë, teksa rezultatet ishin: Skënderbeu – Lushnja 2 me 0, Laçi – Apolonia 2 me 1, Pogradeci – Korabi 4 me 1, Kastrioti – Besa 2 me 3, Burreli – Iliria 0 me 0 dhe Kukësi – Luftëtari 0 me 0.