
Pas tri barazimeve radhazi në fazën e dytë të këtij kampionati ekipi i Burrelit nuk ka shkuar tek fitorja, por tek humbja. Ndeshja e zhvilluar të shtunën në transfertë ndaj Besës së Kavajës ka përfunduar me rezultatin 3 me 1 për vendasit.
Edhe pse ka qenë ekipi i Burrelit që ka gjetur rrjetën e portës kundërshtare i pari që në minutën e 11, matjanët nuk kanë mundur dot ta ruajnë rezultatin për më shumë se 33 minuta, pasi në të 44 ka shënuar Mecja për kavajasit. Pjesa e parë është mbyllur në barazim një me 1.
Vendësit kanë dyfishuar rezultatin në minutën e 58 me Hoxhën, ndërsa në të 83 Mecja ka realizuar golin e dytë të tij dhe të fundit për këtë përballje.
Renditja e skuadrave mbetet e njëjta, Burreli në vendin e 6 me 26 pikë, ndërsa i janë afruar Tërbuni i Pukës me 25 pikë dhe Besa e Kavajës me 24 pikë.
Javën e ardhshme matjanët do të presin në shtëpi ekipin e Besëlidhjes së Lezhës.