Ballina SPORT Burreli humbet miqësoren në Shkodër ndaj Vllaznisë

Burreli humbet miqësoren në Shkodër ndaj Vllaznisë

0

Ekipi i Burrelit vijon fazën përgatitjen në prag të nisjes së Kategorisë së Parë.

Ditën e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u zhvillua miqësorja e “luksit” Vllaznia-Burreli.

Matjanët e nisën ndeshjen mjaft mirë duke kaluar në avantazh me kundërsulm nëpërmjet Effiong Eyoh i cili i vetëm përball portierit nuk fal dhe shënon.

Është sërish Eyoh i cili në një aksion të ngjashëm dështon të dyfishojë.

Mungesa e saktësisë nga matjanët shfrytëzohet nga Vllaznia e cila godet dy herë me anë të Gurishtës dhe Çobës duke përmbysur rezultatin.

Gjithsesi matjanët zhvilluan një ndeshje mjaft të mire duke luftuar ndaj nje ekipi i cili është superior në organikë.

Exit mobile version