Burreli humb në minutat e fundit në Kukës

Burreli humb në minutat e fundit në Kukës
Ekipi ynë i futbollit ka pësuar humbjen e dytë radhazi. Këtë të shtunë u luajtën ndeshjet e javës së 13 të kampionatit të kategorisë së parë ku ekipi matjan u përball në transfertë me ekipin e Kukësit. Ndeshja u zhvillua mes tensioneve dhe parregullsive nga ana e treshes së gjyqtarëve ku pati kontestime dhe lum kartonësh në drejtim të lojtarëve të Burrelit. Megjithatë, ndeshja shkoi e barabartë deri në minutën e 90 të lojës së rregullt duke bërë që të dukej se skuadrat po ndanin nga një pikë secili. Por me futjen në lojë të Hilajt në minutën e 87, gjithçka ndryshoi pasi kuksjanët arritën të gjejnë dy herë rrjetën e portës së Burrelit. Për ekipin e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj nuk kishte më kohë për të reaguar duke bërë që të kthehet në shtëpi me tri pikë të humbura. Ndeshjet e tjera të luajtura këtë të shtunë përfunduan: Pogradeci – Iliria 0 me 0, Luftëtari – Apolonia 0 me 2 dhe Kastrioti – Laçi 2 me 2. Me këtë humbje Burreli zbret në vendin e 7 në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Kukësi vijon të qëndrojë i fundit në tabelë me vetem 8 pikë të grumbulluara në 13 ndeshje të luajtura deri tani.