
Burreli ka fituar ditën e sotme ndeshjen e dytë radhazi kësaj here kundër ekipit të Vorës.
Ndeshja e cila luhej në Pezë Helmes u nis me një gol të shpejtë të futbollistit Uendi Vecaj i cili nga jasht zone godet mjaft mirë dhe mposht portierin vendas.
Disa minuta më pas është sërish Burreli i cili me Rexhepin i ndodhur i vetë në zonë nuk dyfishon rezultatin.
Një pjesë e parë e cila flet vetëm për matjanët me sulme të një pasnjëshme, Raboshta me një goditje dënimi rrezikon sërish.
Pjesa e dytë nis sërish me një rast të Burrelit ku pas një kundersulmi nuk arrin të shënojë me japonezin Taklahashi.
Vendasit ashpërsojnë lojën me ndërhyrje të forta dhe loja tensionohet deri në minutat e fundit.
Por kjo nuk i mjafton Vorës e cili mposhtet në shtëpinë e saj nga një Burrel i cili ishte më superior në çdo aspekt