Ekipi i futbollit Burreli ka marrë tri pikë të rëndësishme këtë të shtunë në stadiumin “Liri Ballabani”, ndonëse pati një ndeshje të vështirë për shkak edhe të gjyqtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Matjanët u përballën me ndëshkime të pakuptimta nga ana e gjyqtarit kryesor si dhe mohimin e një penalltie të saktë. Loja u pa që në minutat e para kur treshja gjykuese favorizoi miqtë, duke ndëshkuar vendësit me heqjen e një penalltie. Pjesa e parë përfundoi me porta të paprekura megjithëse aksionet e ekipit të drejtuar nga Dorian Bubeqi ishin të shumta. Rezultati final i kësaj sfide do të vulosej në pjesën e dytë në minutën e 62. Kurbneshi jep një asist të saktë në zonën e portës mike ndërsa i ndodhur aty mbrojtësi brazilian Markos Ramos ekzekuton saktë me kokë dhe dërgon topin në rrjetën e portës kavajase.
Por për gjyqtarët kryesor nuk pranohej ky rezultat të cilët vijuan të jenë palë me miqtë duke e treguar në veprime flagrante në shkelje të rregullave të lojës. Kjo bëri që situata të acarohej dhe të kishte protestë nga ana e stafit teknik të Burrelit. Nisur nga protesta e tyre, kryesori ndëshkon me të kuqe të gjithë drejtuesit e skuadrës. Por as me këtë presion ndaj vendësve, nuk pati ndryshim rezultati pasi miqtë nga Kavaja nuk arritën të depërtojnë në rrjetën vendëse edhe 7 minutat shtesë të dhëna në fund të takimit. Me këto 3 pikë Burreli ngjitet në vendin e 7 në kuotën e 25 pikëve. Ndeshjet e tjera të luajtura sot përfunduan, Tërbuni – Flamurtari 1 me 0, Skënderbeu – Tomori 1 me 0, Lushnja – Korabi 3 me 2, Besa – Turbina 5 me 1 dhe Oriku – Besëlidhja 1 me 0.
Dritan Kurti