Burreli fal dy pikë në transfertë ndaj Erzenit

0
6

Në Shijak Burreli arriti të merrte një pikë të vetme e cila duket pak për menyrën si shkoi ndeshje.

Matjanët e filluan me dominim dhe arrijnë të shënojnë dy herë me kundërsulm model me anë të Raboshtën.

Leksion futbolli i Burrelit deri në minutën e 25 ku Hasa gabon dhe i dhuron topin Gecajt i cili nuk fal dhe ngushton shifrat.

Pjesa e dytë do luhej ashpërsisht nga vendasit të cilët rrezikojnë disa herë të dëmtojnë rëndë futbollistët tanë.

Për tu shënuar edhe sjellja e turpshme e trajnerit të Erzenit, Bubeqi i cili vazhdimisht ushtronte presion tek gjyqtarët me një sjellje qesharake.

Erzeni edhe pse në disavantazh nuk prodhon lojë por arritën të përfitojë nga një tjetër gabim i matjanëve

Kësaj rradhë është Dodaj i cili bën një gabim fëminor duke falur një penallti.

Erzeni barazon ndërkoh portieri i shijakasve provokon me të shara stolin matjan dhe merr të kuq.

Ndeshja mbyllet 2 me 2.