Burreli e nis me humbje, Skënderbeu fiton 3 me 0 në përballjen e parë

Burreli e nis me humbje, Skënderbeu fiton 3 me 0 në përballjen e parë

Janë zhvilluar nw fundjavw të gjitha ndeshjet e javës së parë të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Skuadra e Burrelit zhvilloi takimin e parë në transfertë, ku u prit nga ekipi i Skënderbeut të Korçës.

Skuadra korçare arriti të fitonte pastër ndaj Burrelit, duke e mundur me rezultatin 3 me 0.

Golin e parë e shënoi me penallti Nasr në pjesën e parë. Gjithçka u vulos me dy gola të tjerë në të dytën nga Abiodun dhe Çuçka.

Skënderbeu tregon kështu forcat ndaj Burrelit, që në edicionin e kaluar bëri një kampionat mjaft të mirë. Sfida ishte e vlefshme për javën e parë.

Ndeshjet e tjera të javës së parë që u zhvilluan të shtunën e të dielën përfunduan: Kukësi – Apolonia 2 me 1, Luftëtari – Korabi 1 me 1, Besa – Kastrioti 1 me 1, Pogradeci – Lushnja 0 me 0, Iliria – Laçi 1 me 2 dhe Luftëtari – Korabi 1 me 1.

Këtë javë Burreli do të presë në shtëpi ekipin e Kukësit për llogari të javës së dytë të sezonit 2025 – 2026.