Rekamë

Janë zhvilluar këtë të shtunë ndeshjet e javës së 13 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Matjanët pritën në shtëpinë e tyre ekipin e Besës së Kavajës ku e mundën me rezultatin minimal 1 me 0. Matjanët arritën ta gjenin golin që në pjesën e parë, duke siguruar tri pikë të rëndësishme për ecurinë e skuadrës. Vendasit tentuan që në minutat e para të takimit me sulme të njëpasnjëshme ndaj miqëve, por vetëm në minutën e 14 Donati Toma arrin te finalizojë aksionin. Toma gjuan fort në ballore dhe portieri mik e pati të pamundur të ndalojë topin.

  Pjesa e parë u mbyll me këtë episode, ndërsa pjesa e dytë nisi disi ndryshe. Mitë shtuan ritmin e lojës për të kërkuar barazimin e ndeshjes. Me gjithë përpjekjet e kavajasve, porta matjane nuk u rrezikua asnjëherë seriozisht, falë mbrojtjes vigjilente. Nga ana tjetër, djemtë e drejtuar nga tekniku Dorian Bubeqi patën edhe të paktën dy raste të pastra për të shënuar, por fati nuk ishte me ta. Top ii gjuajtur nga Toma dhe Farruku u ndaluan nga shtyllat e portës mike. Megjithë katër minutat shtesë të dhëna nga kryesori i takimit, rezultati mbeti ai i minutës së 14 Burreli 1 e Besa zero. Me këto tri piikë, burreli fiton automatikisht dy vende në renditje, duke kaluar në vendin e dhjetë. Ndërsa ndeshjet e tjera të luajtura sot përfunduan: Dinamo – Luzi 2 me 1, Oriku – Tërbuni 0 me 0, Skënderbeu – Lushnja 2 me 0, Tomori Turbina 2 me 0 dhe Besëlidhja – Korabi 1 me 0.