Ballina AKTUALITET Burreli e Lushnja ndajnë nga një pikë, matjanët akuza ndaj gjykimit

Burreli e Lushnja ndajnë nga një pikë, matjanët akuza ndaj gjykimit

0

  Të dielën janë zhvilluar ndeshjet e javës së 14 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Matjanët pritën në shtëpi ekipin e Lushnjës i cili aktualisht është në zonën e rënies në një kategori më poshtë. Ndeshja ishte parashikuar e vështirë për shkak të pozicionimit të lushnjarëve të cilët duan t’i largohen zonës së rrezikut.

https://youtu.be/6vzMfn66aTw

Megjithatë, matjanët e kanë nisur me ofensivë duke krijuar disa raste që në minutat e para të ndeshjes. Megjithatë, për 45 minuta nuk kanë arritur të gjejnë rrjetën e portës kundërshtare. Por ajo që u vu re nga matjanët, ishte gjykimi i ndeshjes ku treshja në fushë mbajti anën e miqëve duke krijuar kështu edhe pakënaqësi. Megjithatë, më e dukshme ishte në pjesën e dytë ku e la Burrelin me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 62 pasi nxori me të kuqe Donati Tomën. Matjanët ishin në avantyazh ku shënuan në minutën e 54 me një penallti të ekzekutuar saktë nga Kurbneshi.

Ndëshkimi me të kuqe i Burrelit bëri që matjanët të ishin në disavantazh numeric dhe miqtë ta shfrytëzonin këtë për të brazuar në minutën e 64 me Samake. Minutat e mbetura nuk ndryshuan asgjë përveçse tensione në fushë të nxitura nga treshja gjykuese. Ekipet ndajnë nga një pikë dhe mbeten në të njëjtat pozicione që kishin para ndeshjes.

Dritan Kurti

Exit mobile version