Ballina SPORT Burreli bëhet gati për ndeshjen e parë, Kaca: Do ta nisim me...

Burreli bëhet gati për ndeshjen e parë, Kaca: Do ta nisim me këmbë të mbarë

0


Të shtunën ekipet e kategorisë së parë në futboll do të zbresin në fushë për të nisin zyrtarisht kampionatin 2021 – 2022. Matjanët do ta hapin këtë kampionat në transfertë, ku do të përballen me skuadrën e Tërbunit të Pukës. Ekipi ka udhëtuar që të premten drejt qytetit verior për të qenë në formë sa më të mirë në këtë përballje. Por para se të niset drejt Pukës, matjanët kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit. Zëvendëstrajneri i ekipit Burreli, Endrit Kaca tha se djemtë janë në formë të shkëlqyer dhe se këtë kampionat do ta nisin me këmbën e mbarë. Edhe pse skuadrat nuk e njohin njëra-tjetrën teknikisht pasi janë ndeshjet e para, për zëvendëstrajnerin e Burrelit, skuadra matjane jo vetëm do ta përballojë kundërshtarin e parë në këtë garë, por do të kthehet me tri pikët e para.
Sink… Endrit Kaca – Zv/trajner i Ekipit Burreli
Javën e ardhshme matjanët do të presin në shtëpi ekipin e Tomorit të Beratit.

Exit mobile version