Burreli barazon në miqësoren kundër Dinamos, paraqitje e mirë e braziljanëve të sapo transferuar

0

Është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0 miqësoria e parë sezonale e Burrelit kundër ekipit të Dinamos.

Edhe pse kjo ndeshje vlen vetëm për testim të futbollistëve të rinj matjanët treguan grintë dhe formë të mirë fizike. Trajneri Patushi hodhi në fushë gjithë lojtarët në dispozicion dhe mori përgjigje pozitive në veçanti nga dy brazilianët e sapoafruar.

Burreli do të përballet edhe ndaj ekipit të Kukësit të martën, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”