Ballina SPORT Burreli barazon në miqësoren e radhës kundër ekipit të Vorës

Burreli barazon në miqësoren e radhës kundër ekipit të Vorës

0


Pas takimit të luajtur të hënën ndaj ekipit të Tiranës, Burreli ka zhvilluar një tjetër miqësore këtë të enjte. Djemtë e drejtuar nga tekniku Saimir Patushi u përballën miqësisht me Vorën.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbull me porta të paprekura, ndërsa rastet për të shënuar ishin të shumta për ekipin matjan të futbollit.
Në pjesën e dytë tekniku Patushi aktivizoi lojtarë të tjerë për t’i testuar ato në përmirësimin e gabimeve të shfaqura në ndeshjen e fundit ndaj ekipit të Tiranës.
Edhe në këtë pjesë asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta gjejë rrjetën e portës kundërshtare duke bërë që gjithçka të mbyllej në barazim pa gola.
Ndonëse jemi në fund të muajit Gusht, brenda të cilit ekipet duhet të dorëzojnë për federim pranë FSHF listën e sportistëve të këtij sezoni, ende nga ana e Burrelit nuk është dorëzuar.
Gjithsesi, kjo pritet të bëhet në ditët në vijim teksa stafi teknik do të vendosë përfundimisht se kush do të jetë pjesë e skuadrës matjane e kush jo.

Exit mobile version