Ekipi i Burrelit ka barazuar në ndeshjen e parë të sezonit ndaj ekipit të Tërbunit.
Matjanët nuk kanë realizuar pritshmëritë teksa ndaj një ekipi më të dobët në letër nuk u treguan kurrë të rrezikshëm.
Pjesa e parë ishte me më shumë raste por në të dytën matjanët ranë ndjeshëm fizikisht.
Fillojnë të bien këmbanat e para edhe kjo ishte vetëm ndeshja e parë për Saimir Patushin, i cili i ka zgjedhur vetë organikën e Burrelit dhe mban kështu përgjegjësin kryesore mbi rezultatet e ekipit matjan