Burreli – Apolonia, 2 me 0

Burreli – Apolonia, 2 me 0
Ekipi i futbollit Burreli e nisi me këmbë të mbarë këtë vit të ri kalendarik sa i përket përballjeve në kampionatin e kategorisë së parë. Matjanët arritën të gjejnë dy herë rrjetën e portës mike duke marrë tri pikë të plota në këtë përballjer. Skuadra e drejtuar nga teniku Samuel Nikaj u hodh në sulm që në minutat e para të ndeshjes, duke kërkuar me ngulm golin e avantazhit por për 45 minutat e pjesës së parë asnjë aksion nuk u finalizua. Ndërkohë, edhe pjesa e dytë nisi me sulme të shumta drejt portës fierake, por vetëm në minutën e 67 është arritur të gjendej goli i avantazhit. Është Xhabrahimi i cili i jep forcë ekipit të tij dhe i hap rrugë golit të dytë që vjen pikërisht katër minuta më vonë. Është Murra i cili dyfishon shifrat për skuadrën matjane duke bërë që gjithçka të mbyllej Burreli 2 e Apolonia 0. Veç tri pikëve të marra në këtë përballje, skuadra e Burreli fitoi edhe një vend në tabelën klasifikuese duke u ngjitur në vendin e 5 në kuotën e 23 pikëve, duke lënë pas Besën me 24 pikë dhe Apoloninë me 22 pikë. Takimet e tjera të luajtura të shtunën e 17 Janarit përfunduan: Laçi – Kukësi 2 me 1, Pogradeci – Besa 0 me 0, Iliria – Kastrioti 0 me 1 dhe Lushnja – Korabi 2 me 0.