Burrel. Vijon lirimi i hapësirave publike nga IKMT e Bashkisë Mat

Burrel. Vijon lirimi i hapësirave publike nga IKMT e Bashkisë Mat

Bashkia e Matit ka vijuar me lirimin e hapsirave publike në lagjet e qytetit të Burrelit. Mjetet e drejtorisë së shërbimeve bashkiake kanë shembur objektet që ishin ndërtuar në hapsira të përbashkëta.

Aksioni, që u ndoq nga afër nga IKMT pranë Bashkisë, policia bashkiake dhe përfaqësues të tjerë, u përqendrua në bllokun numër 2 të lagjes “Partizani”. Në këtë bllok banimi u bë e mundur heqja e gardheve, rrethimeve apo ndërtimeve të tjera në hapsirat para kateve të para të pallateve.
Pjesë e këtij aksioni ishte edhe largimi i inerteve apo mbeturinave të krijuara në pika të ndryshme aty. Gjatë kohës së lirimit të hapësirave publike, inspektorët nuk kanë patur probleme me qytetarët të cilët i kishin ndërtuar këto objekte apo rrethime pranë banesave të tyre.
Bashkia e Matit ka premtuar se do t’i kthejë këto hapsira publike në shërbim të qytetarëve pasi do të investojë në to, me stola pushimi apo kënd lojërash ku do të luajnë fëmijët e këtij blloku banimi.