Është zhvilluar këtë të Premte takimi për planin e bashkëpunimit nga përfaqësues të Drejtorisë së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, me nënprefektin e Matit, Hasan Pasha i cili është edhe kryetar i Mbrojtjes Civile për rrethin, nënkryetarët e Bashkive Mat e Klos, Myslym Zeneli e Armand Gjinaj, drejtuesit e Mbrojtjes Civile në këto dy bashki, Komandantin e Detashmentit të Mbështetjes Rajonale të FA Burrel, drejtues të policisë ushtarake etj. Në fjalën e tij, nënprefekti Hasan Pasha nënvizoi se bashkëpunimi ndër institucional në situatat për mbrojtjen civile ka qenë në nivele të larta. Ndërkohë, Shefi i Marrdhënieve në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-ushtarak, Arben Mollaj tha se qëllimi i këtij takimi është rritja e nevilet të bashkëpunimit nga të gjitha hallkat në situatat e mbrojtjes civile që mund të krijohen.
Më pas pjesmarrësit në këtë takim diskutuan se si mund të përmirësohen më tej urat e bashkëpunimit në të ardhmen, duke vënë në dukje edhe ndonjë problematikë proceduriale që ka dalë në raste të veçanta për ndërhyrje të Forcave të Armatosura.