“Burrel-Skuraj”, vijon degradimi i një rruge të harruar nga qeveria

0

Aksi Burrel – Skuraj pjesë e rrugës nacionale Peshkopi – Tiranë vvijon të jetë problem për drejtuesit e mjeteve. Në këtë rrugë automobilistike janë rikthyer gropat duke u bërë rrezik për të gjithë përdoruesit. Në 36 km e këtij aksi rrugor që nga Skurajt e deri në Burrel gropat janë kudo. Vetë drejtuesit e mjeteve shprehen të revoltuar se asnjëherë nuk është investuar seriozisht në këtë rrugë, ndërsa gropat mbushen në mënyrë sipërfaqësore e problemi rikthehet shumë shpejt. Një tjetër problem që i shqetëson ata janë edhe çedimet e karrexhatës të cilat gjenden pothuajse në të gjithë aksin. Më problem situata paraqitet në stinën e dimrit ku gropat mbushen me ujë gjatë ditëve me shi e bëhen rrezik për drejtuesit e mjeteve, sidomos për ata që lëvizin për herë të parë në këtë rrugë.
Firma mirëmbajtëse e kësaj rruge kujdeset vetëm për pastrimin e kanaleve kulluese anësore e rrallë herë kujtohet të mbushë ndonjë gropë që shfaqet në trasenë e këtij segmenti që përdoret nga më shumë se 200 mijë banorë të Qarkut Dibër.