Kompania “Geci Sh.P.K.” ka në dorë mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Veriut të Shqiërisë deri në vitin 2022, kundrejt një vlere prej 21.2 milionë eurosh. Sot, pothuajse katër vite pas fitimit të këtij tenderi, Prokuroria ka nisur hetimet për kompaninë ‘Geci Sh.P.K’, me pronar Ramë Gecin, i akuzuar nga opozita si pjesë e grupit të “oligarkëve” që qëndrojnë pranë kryeministrit Edi Rama.

Mjaftoi vetëm një ditë me reshje të dendura dëbore për të nxjerrë në pah dështimin e këtij kontratuesi për mirëmbajtjen e rrugëve në Veri. Një prej tyre ishte edhe aksi Milot-Lezhë por edhe Burrel-Skuraj, që për orë të tëra la në rrugë dhjetëra qytetarë, për shkak të mos largimit të dëborës nga akset rrugore.

Birn njoftoi se hetimet kanë nisur nga prokurori i Lezhës, Erjon Shehaj. Ky i fundit tha për Birn se kishin filluar hetimet dhe se po merreshin dokumentacionet e kontratës së mirëmbajtjes. Por Kompania “Geci”, nuk është treguar ‘e arritshme’. Madje sipas Prokurorit, përfaqësuesit e kompanisë kanë pretenduar se në kontratë nuk kishte parashikome për mirëmbajtje nga dëbora.

Se sa e vërtetë është kjo, pritet të merret vesh, pasi të shqyrtohet dosja me dokumentet e nevojshme. Por si e fitoi Ramë Geci këtë tender?

Dokumenti

Në vitin 2017, bashkimi i kompanive BIOLIAP- GECI u shpall fitues i garës për mirëmbajtjen e rrugëve të Rajonit të Veriut, kundrejt një vlere prej 21.2 milionë eurosh për pesë vitet në vijim. Njoftimin në lidhje me rezultatet e tenderit e bëri Banka Botërore.

Kompania e ndërtimit të rrugëve GEC-i ishte në mesin e 8 pjesëmarrëseve në këtë tender. Në garë ishte edhe kompania austriake Strabag AG dhe Trema Engineering, të cilat ofruan 48 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore të Veriut.
 Kosto e mirëmbajtjes së rrugëve për pesë vitet e ardhshme llogaritej 128 milionë euro, nga të cilat 65.9 milionë euro do të financoheshin nga Banka Botërore.

Operatorët e tjerë në garë me Geci Sh.p.k. u skualifikuan për arsye nga më të ndryshmet. Në dokumentin zyrtar shkruhet:

Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

1. Adem Pojani :
Nuk plotëson asnjë nga kriteret e kualifikim pasi nuk është ngarkuar asnjë dokument ligjor në sistem.

2. “ JUBICA”sh.p.k:
Nuk plotëson kushtin per kualifikim per sa ju perket mjeteve Borepastruese, pasi keto mjete jane te njejta me mjetet borepastruese te perdorura ne prokurimin me objekt “Mirembajtje Rutine dhe Dimerore me Performance Rruga Kukës-U.Zapotit, Kukës-Bushtricë (Vasie), K/Rruge DomajDraj/Rec (Kufi me Peshkopinë) 71.64 km”, ne te cilin jeni kualifikuar dhe renditur i pari, prandaj mjetet tuaja rezultojne te angazhuara ne kundershtim me ate qe eshte percaktuar ne kriteret per kualifikim.

3. “MARSI” sh.p.k
Nuk plotëson kriteret teknike per kualifikim pasi ju mungojne 3 nga mjetet e punës të kërkuara sëbashku me dokumentacionin përkates, si më poshtë:
– Kamion vete-shkarkues 8-12 t, cope 1.
– Kontrate furnizimi per asfaltobeton, në pronësi/qera.
– Makineri për vijëzim rrugor, me bojë bikomponente.

4. “ CURRI” sh.p.k
Nuk plotëson kriteret per kualifikim sipas kerkasave te DST.
– Shërbimet e ngjashme të paraqitura nuk plotesojne 40% që kërkohet në DST
– Borëpastruse ka paraqitur 2 copë nga 4 që kërkohen.

5. “ ALB SHPRESA” sh.p.k:
Nuk plotëson kriteret per kualifikim pasi rezulton se : Kontrata e qerase me shoqerine ” Mela” per makineri me Nr 1590.Rep, Nr 475 Kol.Dt 28.06.2018 te marra me qera , Kontrata Nr 1589 Rep.,Nr 474 Kol. dt 28.06.2018 per furnizim me asfaltobeton me shoqerine ” KirchberegerAlbania si dhe kontrata me Nr 1652 Rep.,Nr 480 Kol. dt 30.06.2018 me Sokol Dako jane te marra per tjera objekte.

6. “ VLLAZNIMI” sh.p.k
– Mungon Fatura e shlyerjes se Energjise Elektrike Muaji Maj 2018;
– Nuk plotëson kriteret teknike mbasi ju mungojne pothuase pjesa me e madhe e makinerive, të tilla si: Nuk ka Rul vibrues copë 1, Kamiona vetshkarkues 8-12 ton cope 4,Prese asfalti cope 1, Autobetonjere cope 1, Asfaltshtruese cope 1, Mjete per vendosje parmake metalik cope 1, Borepastruese cope 4, Kamionçine mbi 1 ton cope 1, Fadroma cope 2, Kontrata furnizimi me asfalt, Set semaforesh cope 1, Makineri per vizim rrugesh cope 1.
– Nuk ka pika liçence si NP-5, NP-12.
– Nuk ka kontrate me Ing. Mjedisi.
– Oferta eshte plotsuar gabim ajo pas korrigjimit del disa here me e madhe si fondi limit. Konkretisht nuk ka respektuar formularin e preventivit tek kolona çmimi eshte lek/Km/ne muaj ka vendosur çmimin 1.200.000 lek /Km ne muaj dhe nuk e ka shumëzuar per 24 muaj që është afati, prandaj kjo ofertë është plotësuar gabim . Shuma e paraqitur nga ana juaj si oferte është për një muaj, po te shumëzohet me 24 muaj ajo del miliarda.

Burimi Dosja.al