Burrel – Skuraj jashtë çdo standarti dhe pasigurie
Janë trajtuar me dhjetra herë problematikat e rrugës nacionale Burrel – Skuraj, ndërsa jo vetëm që nuk janë marrë masa, por gjendja ka ardhur duke u degraduar.
Veç dëmtimit të asfaltit dhe deformimit të rrugës, problermatike mbeten urat.
Ura e Karicës e mbyllur nga ekspertët e Autoritetit Rrugor Shqiptar prej afro dy vitesh vijon të jetë një rrezik i madh për të gjithë përdoruesit e saj. As bllokimi i kalimit të automjeteve të tonazhit të rëndë nuk ishte efektiv për shkak se barrierat e betonit janë larguar apo zhvendosur dhe kalimi i mjeteve bëhet normalisht.
E çertifikuar si e pa sigurtë për këtë urë është shtyrë të paktën 4 herë afati i nisjes së punimeve, ku i fundit ishte për muajin Gusht, por as atëherë nuk filloi ndërsa pritet tashmë fillimi i vitit të ardhshëm.
Por, por urës së Karicës të tjera ura jën në rrezik e të rrezikshme për përdoruesit e tyre. Bëhet fjalë për urat në afërsi të vendit të quajtur “Ish pularia”, pak kilometra larg qytetit të Burrelit. Të dyja këto ura kanë përsuar dëmtime në konstrukt gjë të cilën e tregojnë edhe deformimet anash por edhe në shtresën e tyre.
Për ekspertët edhe këto ura tashmë janë të pasigurta për të kaluar mbi to, ndaj dhe duhen marrë masa të menjëhershme.