
Vijojnë problematikat për sigurinë rrugore në aksin nacional Burrel-Skuraj, ku ne shume pjese te rruges vihen re masive guresh.
Kjo është një situatë që përsëritet sa herë ka reshje te dendura shiu ne luginën e Shkopetit. Gurët që ndodhen të lirë në shpatin e malit shemben natyrshëm duke rrezikuar jetën e udhëtarëve. Një masiv i madh gurësh ra edhe këtë herë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve për disa orë. Ndërhyrja e punëtorëve të firmës mirëmbajtëse ishte e shpejtë por për shkak të sasisë së madhe të gurëve, u deshën disa orë që rruga të hapej plotësisht.
Drejtuesit e automjeteve shprehen se ky shqetsim eshte nje fenomen i perhershem dhe duhet te merren masat mbrojtese per eleminimin e rënies së gureve në rrugë para se te kete pasoja te renda për jetën. Nje devijim me automjet qe mund te besh per shmangjen nga guret mund te perfundosh lehtesisht ne liqenin e Shkopetit pasi ne shume pjese te rruges mungojne mbrojteset anesore po keshtu dhe sinjalistika.
Drejtuesit e automjeteve kërkojnë që Firma mirembajtese te marre masa të vazhdueshme per pastrimin e rruges ne kohe reshje shiu per te evituar aksidentet e mundshme automobilistike.