Qytetarët e regjistruar si të pastreh ndër vite në qytetin e Burrelit, pritet që tju zgjidhet ky problem. 3 ndërtesa 6 katëshe objekte banimi pritet të ndërtohen pranë Ish SMT-së në lagjen “Partizani”. Pak ditë më parë i pranishëm në Burrel për të parë nga afër edhe vendin ku do të ndërtohen ishte edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Stefan Çipa. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se këto ndërtesa jo vetëm do të zgjidhin problemin e strehimit në qytetin e Burrelit, por edhe do të krijojnë një bllok banimi të ri. Malaj tha se tashmë kanë nisur procedurat e nevojshme dhe se pritet të nisë puna.
Në këtë zonë pritet të shtohet edhe një godinë arsimore, duke e bërë këtë zonë si zonat e tjera të qytetit të Burrelit.