Burrel, përkujtohet Dita e Dëshmorëve/ Të pranishëm deputetja Mara dhe kryebashkiaku Malaj

0

Janë përkujtuar sot me një ceremoni zyrtare të rënët në luftën për liri e pavarësi në Mat. në kuadër të ditës së dëshmorëve u zhvillua aktiviteti homazh pranë varrezave të Dëshmorëve në qytetin e Burrelit. Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë, Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj, Deputetja Aurora Mara, Nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, Drejtues të organizatave të dëshmorëve, familjarë e pasardhës dëshmorësh, drejtues të institucioneve në Mat, nxënës të shkollave e qytetar. Fjalën e rastit e mbajti Përgjegjësja e Sektorit të Turizmit, Trashëgimisë Historike dhe Arkeologjike në Bashkinë Mat, Suzana Kurti. Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës AntiFashiste Nacional-Çlirimtare foli kryetari i kësaj organizate, Sefer Duka. Më pas, sipas protokollit zyrtarë u bë edhe vendosja e kurorave me lule pranë lapidarit të dëshmorëve.