Prej tre ditësh ka nisur procesi i vaksinimit për moshën e tretë kundër virozave stinore, një procedurë kjo që aplikohet prej vitesh. Burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat thanë se fillimisht kanë mbërritur 3100 vaksina kundër virozave stinore të cilat janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të të dy Bashkive Mat e Klos. Sakaq, edhe në Qendrën Shëndetësore Burrel ka nisur procesi i vaksinimit të moshës së tretë ku fillimisht është aplikuar tek të sëmurët kronik. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Burrel, Sheme Celami tha se në tre ditët e para, janë vaksinuar afro 400 persona. Paralelisht me vaksinimin ndaj virozave stinore po vijon edhe vaksinimi antiCovid, ku ditët e fundit ka nisur aplikimi i dozës së tretë për të sëmurët kronik.